Nazmi Abduramani
16 mars 2016•Përditësim: 17 mars 2016
SHKUP (AA) – Në mesin e ngjarjeve historike që kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1521: Lundërtari dhe hulumtuesi portugez Ferdinand Magellan me 150 marinarë mbërriti në ishullin Homonhon duke u bërë kështu evropiani i parë që mbërrit në Filipine.
Në vitin 1802: Në SHBA themelohet akademia ushtarake West Point, e cila u bë një nga akademitë më të njohura ushtarake në botë.
Në vitin 1872: Klubi i futbollit Wanderers u bë themelues i parë i FA kupës, garës më të vjetër futbollistike në botë.
Në vitin 1878: Ka lindur shahu Reza Pahlavi. Kryesoi grusht shtetin në vitin 1921 në Iran, ndërsa po të njëjtin vit u emërua ministër i Luftës në qeverinë e re. Gjatë qeverisjes së tij Irani përjetoi modernizim dhe zhvillim ekonomik.
Në vitin 1935 : Udhëheqësi gjerman, Adolf Hitler, hoqi klauzolat e çarmatimit nga Traktati i Versajës dhe futi rekrutimin ushtarak.
Në vitin 1952: Në qytetin Cilaos në ishullin francez Reunion në Oqeanin Indian brenda një dite ka rënë 1.870 mm shi, sasia më e madhe e reshjes së shiut në histori.
Në vitin 1993; Gjatë shpërthimit të bombës së vendosur në qytetin Indian Kalkutë humbën jetën rreth 70 persona.
Në vitin 2000: Më shumë se 250 mijë persona braktisin shtëpitë, për shkak të përshkallëzimit të luftimeve në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.