Kemal Zorlak
04 mars 2016•Përditësim: 05 mars 2016
SARAJEVË (AA) – Në mesin e ngjarjeve historike të cilat kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1493 - Cristopher Kolumbo me anijen e vet Nina u kthye në Lisbonë nga rruga historike në Amerikë.
Në vitin 1789 – Në New York është mbajtur seanca e parë zyrtare e Kongresit të SHBA-ve.
Në vitin 1801 - Thomas Jefferson u bë presidenti i parë amerikan i cili u inaugurua në kryeqytetin e ri Washington.
Në vitin 1852 – Ndërroi jetë shkrimtari Nikolaj Vasiljeviç Gogolj.
Në vitin 1877 – Në teatrin Bolshoj të Moskës interpretohet baleti “Liqeni i Mjellmave”.
Në vitin 1877 - Emile Berliner ka shpikur mikrofonin e parë.
Në vitin 1954 – Në spitalin e Bostonit Peter Bent Brigham në vitin 1954 është kryer transplantimi i parë me sukses i veshkës.
Në vitin 2000 – Në Japoni Sony lëshoi në përdorim trashëguesin e konsolës të parë të lojërave – Playstation 2.