Aldıjana Hadzıc
29 Shkurt 2016•Përditësim: 29 Shkurt 2016
SARAJEVË (AA) – Në mesin e ngjarjeve që kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1504 –Kristofor Kolumbo arriti me dinakëri që përmes njohjes së astronomisë të bind indianët që t’i japin rezerva të ushqimit dhe ujit, në vend që ta vrasin së bashku me ekuipazhin.
Në vitin 1720 – Abdikoi mbretëresha suedeze Ulrica Eleonora.
Në vitin 1792 – Ka lindur kompozitori Gioachino Antonio Rossini, ku shkroi disa dhjetëra opera, ndërsa në mesin e tyre më e njohura është “Otello”, e bazuar në veprën e Shakespear "Othello".
Në vitin 1892 – SHBA-të dhe Britania arritën marrëveshje për gjuetinë e fokave në Detin Bering.
Në vitin 1940 - Hattie McDaniel fitoi Oscar-in për rolin Mammy në filmin “Gone With the Wind” dhe u bë afro-amerikania e parë që mori këtë çmim.
Në vitin 1940 – Filmi “Gone With the Wind” fitoi tetë çmime Oscar.
Në vitin 1944 – Ka lindur aktori Dennis Farina.
Në vitin 1960 – Një tërmet i cili goditi qytetin maroken Agadir për 15 sekonda shkaktoi vdekjen e 12.000 personave, që ishte një e treta e qytetit. Agadir ishte plotësisht i shkatërruar.
Në vitin 1992 – Në Bosnjë e Hercegovinë mbahet referendum për pavarësinë e vendit. Në referendumin e pavarësisë, prej 64 përqind të qytetarëve të BeH-së që u prononcuan, 99.44 përqind votuan “pro”. Pyetja e referendumit ishte “A jeni për Bosnjë e Hercegovinë të pavarur dhe sovrane, shtet i qytetarëve të barabartë, popujve të BeH-muslimanëve, serbëve, kroatëve dhe pjesëtarëve të popujve tjerë që jetojnë në të”.
Në vitin 2000 – Përmbytjet në mbarë Mozambikun morën jetën e së paku 700 personave.
Në vitin 2004 – Në ndarjen e 76-të të Akademisë Amerikane të Filmit “The Lord of the Rings: The Return of the King” fitoi të gjithë 11 çmimet Oscar për të cilët u nominuan.
Në vitin 2012 – Gjatë tornadove që goditën pjesën e mesme të SHBA-ve humbën jetën 12 persona.