Kemal Zorlak,Aldıjana Hadzıc
03 Shkurt 2016•Përditësim: 03 Shkurt 2016
SARAJEVË (AA) – Në mesin e ngjarjeve historike që kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1468. – Ka vdekur shpikësi i makinës së shtypit Johannes Gutenberg. Në vitin 1455 realizoi punën e parë tipografike.
Në vitin 1870. – Filloi ndërtimi i Urës së Bruklinit.
Në vitin 1876. – Albert Spalding hapi fabrikën e cila filloi të prodhojë topat e parë për bejsboll, tenis, basketboll, golf dhe futboll.
Në vitin 1888. – Në observatorin Lick në Kaliforni për herë të parë është përdor teleskop reflektor, me një diametër prej 91 cm, ishte teleskopi më i madh në botë gjatë asaj kohe.
Në vitin 1911. – Një tërmet me magnitudë prej 7.7 ballë shkatërroi Almatin në Turkestanin e atëhershëm rus.
Në vitin 1919 – Është mbajtur asambleja e parë e Lidhjes së Kombëve, paraardhëse e Kombet e Bashkuara (OKB).
Në vitin 1924. – Gjendet sarkofagu i faraonit Tutankhamen.
Në vitin 1925. – Benito Mussolini shpalli diktaturën e tij në Itali.
Në vitin 1961 – SHBA-të ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Kubën.
Në vitin 1962 – Papa Ivan XXIII shkishëroi Fidel Castron.
Në vitin 1967 – Në Australi kryhet dënimi i fundit me vdekje.
Në vitin 1969 – Kongresi Nacional Palestinez shpalli Yasser Arafat udhëheqës të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO).
Në vitin 1969 – Ka lindur Michael Schumacher, shoferi dhe kapmpion i Formula 1.
Në vitin 1977 – Apple Inc, edhe zyrtarisht bëhet kompani.
Në vitin 2004 – Avioni egjiptian “Boeing 737” i kompanisë Flash Airlines u rrëzua në Detin e Kuq, të gjithë 148 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit humbën jetën, në mesin e tyre ishin 135 francez.