Nazmi Abduramani
22 janar 2016•Përditësim: 23 janar 2016
SHKUP (AA) – Në mesin e ngjarjeve historike që kanë ndodhur sot Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1901 – Ka vdekur mbretëresha britanike Viktoria në moshën 82 vjeçare. Ka sunduar me Britaninë e Madhe plot 63 vite e shtatë muaj, që është rekord për këtë vend
Në vitin 1917 – Presidenti amerikan, Woodrow Wilson, bën thirrje për “paqe pa fitore” në Europë, në kuadër të Luftës së Parë Botërore.
Në vitin 1924 – Britania e Madhe fitoi qeverinë e parë laburiste në historinë e saj. Atëkohë për herë të parë qeverinë e formoi Partia Laburiste në krye me Ramsey MacDonald, i cili u bë kryeministër.
Në vitin 1927 – Është mbajtur transmetimi i parë i ndeshjes së futbollit. Në vitin 1941 – Forcat italiane në Luftën e Dytë Botërore kapitulluan në Tobruk të Libisë, para armatës së tetë britanike pas rrethimit 11 ditorë.
Në vitin 1954 – Është mbajtur ndarja e 11-të e “Globusit të Artë”.
Në vitin 1973 – Në SHBA është legalizuar aborti në rastin Roe v.Wade nën arsyetimin e të drejtës së privatësisë.
Në vitin 1896 – Tre sikë, akuzohen se në vitin 1984 kanë vrarë kryeministren e Indisë Indira Gandi, ku dënohen me vdekje.
Në vitin 1990 – Presidenti sovjetik, Mikhail Gorbachev, njofton dërgimin e trupave të Ushtrisë së Kuqe në Republikën Sovjetike të Azerbajxhanit.
Në vitin 2006 – Evo Morales inaugurohet si president i Bolivisë, duke u bërë presidenti i parë indigjen i vendit.