Aldıjana Hadzıc
16 Janar 2016•Përditësim: 17 Janar 2016
SHKUP (AA) - Ndër ngjarjet historike që kanë ndodhur në këtë datë, veçojmë:
Në vitin 1219. - Përmbytjet në veri të Holandës morën mijëra jetë.
Në vitin 1547. - Në Moskë, për herë të parë kurorëzohet Cari rus Ivan IV Vasiljeviç (i Tmerrshëm). I njohur është për reforma të rëndësishme në Rusi, për mizori ndaj bojarëve (anëtarë të aristokracisë mesjetare feudale), të cilën e ka aplikuar në përpjekje për të centralizuar pushtetin.
Në vitin 1794. - Vdiq historiani anglez Edward Gibbon, autor i librit "Rënia dhe shkatërrimi i Perandorisë Romake", e cila është konsideruar si një nga më të rëndësishmet në historiografinë botërore.
Në vitin 1957. - Vdiq dirigjenti italian Arturo Toscanini, një nga më të rëndësishmit në shekullin e XX.
Në vitin 1998. - Një shpërthim gazi metan në minierën "Soko" në Çitluk afër Sokobanjës në Serbi humbën jetën 29 minatorë, si dhe po aq të plagosur rëndë dhe më lehtë.
Në vitin 2003. - Nga qendra e hapësirës Kennedy në Florida u lansua anija kozmike Columbia. Pak para uljes në Florida më 1 shkurt, flakët shkatërruan anijen mbi Teksas. Të gjithë shtatë astronautët humbën jetën.
Në vitin 2005. - Në zgjedhjet në Kroaci, ish-presidenti Stjepan Mesiç në raundin e dytë, fitoi mandatin e ri pesë-vjeçar.