Aldıjana Hadzıc
08 Mars 2016•Përditësim: 09 Mars 2016
SARAJEVË (AA) – Në mesin e ngjarjeve historike që kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1775 – Botohet artikulli “African Slavery in America” i autorit Thomas Paine, i cili ishte artikulli i parë i botuar në SHBA përmes të cilit bëhej thirrje në heqjen e robërisë në këtë vend.
Në vitin 1817 – Në një hapësirë të vogël në adresën Wall Street të New York-ut filloi punë Bursa e New York-ut.
Në vitin 1910 – Konferenca Ndërkombëtare e Gruas në Kopenhagë 8 marsin e shpalli dita e grave punëtore e cila u bë Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Në vitin 1953 – Prezantohet pija e gazuar Cocta.
Në vitin 1957 – Egjipti sërish hapi kanalin e Suezit i cili u mbyll për shkak të krizës së Suezit.
Në vitin 1979 – Kompania Philips për herë të parë prezantoi Compact Disc-un.
Në vitin 2010 – Rajonin e lindjes së Turqisë e përfshiu tërmeti me fuqi prej 5.6 ballë sipas Rihterit. Humbën jetën disa dhjetëra persona, ndërsa u shkatërruan qindra ndërtesa.