Stamboll
Juria për "Istanbul Photo Awards 2026", konkursi ndërkombëtar i fotografisë së lajmeve i organizuar nga Agjencia Anadolu (AA), filloi sot vlerësimin e pjesëmarrjeve për të zgjedhur fotot më të mira të vitit, raporton Anadolu.
Gjatë seancave online të monitoruara përmes një platforme të veçantë vlerësimi të zhvilluar nga Anadolu për konkursin, anëtarët e jurisë nga shtatë vende do të zgjedhin fotografitë më të mira të vitit gjatë dy ditëve.
Juria me përvojë përfshin emra të shquar nga bota e fotografisë, përfshirë fotografen dhe producenten e National Geographic Ami Vitale, fotoreporteren Carol Guzy, anëtarin e agjencisë NOOR Yuri Kozyrev, fotoreporterin e The Globe and Mail Goran Tomasevic, fotografin kryesor të sporteve të Getty Images Cameron Spencer dhe fotoreporterët Ahmet Sel dhe Firat Yurdakul.
Këtë vit jurisë iu bashkuan edhe fotoreporterët Nicole Tung dhe Muhammed Muheisen, të cilët kohët e fundit kanë tërhequr vëmendjen me projektet e tyre. Fotografët profesionistë dorëzuan pjesëmarrjet e tyre midis 13 nëntorit 2025 dhe 13 janarit 2026, me foto që mbulojnë ngjarje të mëdha globale nga viti i kaluar.
Konkursi, i organizuar për të mbështetur fotografinë e shtypit në mbarë botën, pranoi gati 19 mijë fotografi nga 1.587 fotografë që përfaqësojnë 113 vende.
Dërgesat u pranuan në 10 kategori, përfshirë Lajm Tek, Lajm Histori, Sport Tek, Sport Histori, Natyrë dhe Mjedis të Tek, Natyrë dhe Mjedis Histori, Portret Tek, Portret Histori, Jetë të Përditshme Tek dhe Jetë të Përditshme Hsitori.
Konkursi pranon fotografi të bëra brenda vitit që mbartin vlerë lajmi. Në këtë kuadër do të jepen tre çmime në secilën kategori ndërsa çmimi i madh i Fotos së Vitit në kategorinë Lajme Tek do të marrë 6.000 dollarë.
Në total, do të shpërndahen 58.000 dollarë në çmime, me 3.000 dollarë për vendin e parë, 1.500 dollarë për vendin e dytë dhe 1.000 dollarë për vendin e tretë në secilën kategori. Fituesit do të shpallen në fund të marsit dhe Turkcell vazhdon të mbështesë konkursin si sponsor komunikimi i konkursit këtë vit.
Që nga lançimi i tij, "Istanbul Photo Awards" është rritur në një platformë që përfshin më shumë se 20 mijë pjesëmarrës, duke kontribuar në fotografi jo vetëm përmes çmimeve, por edhe përmes ekspozitave dhe albumeve fotografike që paraqesin veprat fituese.
Konkursi tërheq profesionistë të fotografisë nga e gjithë bota ndërsa fotot fituese të çmimeve nga vitet e kaluara mund të shihen në istanbulphotoawards.com.
