Ajdin Aliji
27 Mars 2025•Përditësim: 27 Mars 2025
Sezoni i lulëzimit të luleve të qershisë "sakura", një simbol i rëndësishëm i kulturës japoneze, krijon skena shumëngjyrëshe në rrugët e kryeqytetit të Tokios, raporton Anadolu.
Sakura, e cila filloi të lulëzojë në muajin mars dhe lulëzon vetëm një herë në vit, konsiderohet e shenjtë për japonezët.
Gjatë sezonit të lulëzimit të sakurës, shumë turistë dhe entuziastë të fotografisë dynden në parqe anembanë vendit për të fotografuar pamjet e krijuara nga lulet.
Sidomos në tempujt ku pemët me lule qershie janë të bollshme, në mbrëmje përdoret ndriçim i veçantë për të krijuar bukuri vizuale.
Simboli i rilindjes së Sakurës përfaqëson bukurinë dhe rilindjen në kulturën japoneze.