Adem Demir
15 Shtator 2016•Përditësim: 16 Shtator 2016
MEKË (AA) - Drejtorët organizatorë të Haxhit nga vendet e botës janë takuar në Mekë nën kujdesin e kryetarit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Görmez, raporton Anadolu Agency (AA).
Në organizimin e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë i cili është kthyer tashmë në një traditë, morën pjesë përfaqësuesit e 40 shteteve të ndryshme.
Takimi filloi me leximin e pjesëve nga Kur'an-i Kerim, ndërkohë më pas programi me rastin e festës së Kurban Bajramit ka vijuar me vlerësime mbi organizimin e Haxhit 2016.
Në fjalimin e tij hapës në këtë takim kreu i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë Prof. Dr. Mehmet Görmez krahas falënderimeve për pjesëmarrësit ka nënvizuar marrjen e masave shtesë për këtë vit nga Arabia Saudite për lehtësimin e organizimit të Haxhit. Ai ka falënderuar mbretin Selman bin Abdulaziz, zyrtarët e Ministrisë së Haxhit, autoritetet policore, si dhe popullin saudit.
Duke u shprehur se bota islame është duke përjetuar gëzimin dhe hidhërimin në të njëjtën kohë, Görmez ka shtuar: "Jemi të gëzuar dhe plot shpresë. Jemi të gëzuar sepse ndodhemi në zemër të zbritjes së shpalljes (vahjit). Jemi të gëzuar se kemi mbyllur një ibadet të rëndësishëm siç është Haxhi. Jemi të gëzuar sepse ndodhemi në festën e themeluar nga Pejgamberi Hz Ibrahim, festën e Kurban Bajramit. Festa e Kurban Bajramit ngren largësinë mes nesh dhe Krijuesit tonë. Kjo festë na mban edhe pranë vetes dhe pranë Krijuesit. Afron shpirtin tonë të cilin e kemi burgosur pranë pronarit të vërtetë të tij. Festa e Kurban Bajramit është festa e afrimitetit."
Duke vënë në dukje se muslimanët janë duke përjetuar një stinë vjeshte Görmez në vazhdim tha: "Jemi të trishtuar sepse në të njëjtën kohë brendia jonë është e ndrydhur. Gëzimi jonë është nën hije. Sepse të gjithë si muslimanë jemi duke përjetuar një stinë vjeshte. Qytetet muslimane janë shndërruar në gërmadha. Sepse na ka humbur siguria në botën e besimit. Është zhdukur nga bota Islame Selami. Po marrim shpirtra. Vazhdojmë të derdhim gjak. Injoranca dhe mjerimi nuk na lë të qetë."
"Haxhi na bën të përjetojmë ahiretin"
Duke theksuar se Haxhi është si një pasqyrë, ai tregoi në këtë mënyrë gjendjen e botës islame që sheh në të:
''Kur shohim nga pasqyra e Haxhit, ai na mëson që të mos prekim një krijesë, milingonë, madje na mëson të mos lëndojmë as edhe një mushkonjë. Por ne vazhdojmë të marrim shpirtra. Por një zemër është e barabartë me një Qabe. Kur shohim nga pasqyra e Haxhit përmes ihramit që veshim na mëson të jemi të barabartë me njëri-tjetrin dhe pa bërë dallime race apo klase. Ai na mëson se marrja parasysh e ngjyrës së lëkurës dhe gjuhës është prej kohës së injorancës. Ne vazhdojmë të bëjmë ndarje gjinore dhe racore. Kur shohim nga pasqyra e Haxhit shikojmë që ai na mëson të qëndrojmë në të njëjtin drejtim, drejt të njëjtës kible dhe në të njëjtin synim. Ndërsa ne vazhdojmë të bëjmë ndarje medh'hebore, etj. Kur shohim nga pasqyra e Haxhit shohim se ai na mëson që ne jemi pjesë e një historie e cila fillon me Hz Ibrahimin deri tek Peygamberi jonë i dashur. Ndërsa ne e shohim botën larg kësaj duke i'u afruar asaj nga një tjetër histori dhe tjetër civilizim. Kur shohim nga pasqyra e Haxhit shikojmë që ai bën të përjetojmë ahiretin. Ai na mbart dhe na çon në botën e përtejme, atë të përjetshmen. Ai na mëson ditën e llogarisë me anë të tavaf-it. Na mëson ditën e gjykimit me Arafatin, na mëson qefinin me anë të ihramit, ndërsa ne sillemi rreth vorbullës së materializimit."
"Haxhi është shpresë, është ringjallje"
Me gjithë ngjarjet negative që ndodhin, Haxhi është shpresë dhe ringjallje thotë Görmez dhe në vazhdim të fjalës së tij shton: "Prania e Haxhit është shpresë, apel dhe ringjallje. Haxhi është gjithmonë një provë e ringjalljes. Kurbani është lajmëruesi në kthimin e këtyre vlerave. Ne në Turqi përjetuam një tentativë për grusht shteti më 15 korrik dhe si rrjedhojë kaluam ditë të vështira. Ju falënderoj të gjithëve ju, për ndihmën dhe përkrahjen që dhatë ndaj nesh deri më sot."