Umur Koçak Semiz
01 Shkurt 2016•Përditësim: 02 Shkurt 2016
PARIS (AA) - Njëri nga kuzhinierët më të njohur në botë, Benoit Violier, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në qytetin zviceran Lausanne, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e vdekjes, ndërsa sipas informacioneve jozyrtare, 44 vjeçari Violier ka bërë vetëvrasje duke qëlluar veten me armë zjarri.
Benoit Violier është pronar i restorantit zviceran me tre yje të Michelin-it Hotel de Ville në afërsi të Lausanne.
Ai është fitues i mirënjohjeve më prestigjioze dhe disa herë fitues i çmimit të kuzhinierit më të mirë në botë, ku restoranti i tij vitin e kaluar u shpall si më i miri në botë.