Ekip
21 Prill 2016•Përditësim: 22 Prill 2016
HAGË (AA) – Kancelarja gjermane Angela Merkel mori çmimin për udhëheqje morale gjatë një sërë krizash që kanë goditur Evropën në vitet e fundit, duke filluar nga kriza ekonomike deri tek kriza e madhe e migrimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri holandez Mark Rutte nderoi Merkelin gjatë ceremonisë ndërkombëtare të ndarjes së çmimit "Katër liritë", e cila u mbajt të enjten në qytetin jugor holandez Middelburg.
Çmimi "Katër liritë" ndahet nga Fondacioni holandez Roosevelt dhe Franklin, si dhe Instituti Eleanor Roosevelt në New York.
Nga fondacioni holandez deklaruan se kancelarja Merkel gjatë krizës së emigrantëve në Evropë "ka kontribuar në obligimin humanitar të Evropës për të mbrojtur të ikurit nga lufta dhe konfliktit në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi, dhe të angazhimit për shkaqet e krizës duke kontribuar për arritjen e paqes në Siri dhe rajon".