Ekip
23 Tetor 2018•Përditësim: 23 Tetor 2018
ANKARA (AA) - Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, sot do të flet mbi detajet lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, ndërsa Anadolu Agency (AA) do ta përcjell drejtpërdrejt adresimin e tij.
Erdoğan do të drejtohet në Klubin e deputetëve të Partisë në pushtet të Drejtësisë dhe Zhvillimit në Kuvendin e Madh Popullor të Republikës së Turqisë.
Ai dje tha se vrasja e gazetarit Khashoggi është një çështje shumë e ndjeshme të cilës Turqia i është qasur shumë seriozisht për të zbuluar të vërtetën.
Paralajmëroi se mbi detajet do të flet sot në Parlament.
Adresimin e presidentit Erdoğan, që do të fillojë nga ora 10:45, drejtpërdrejt do ta përcjell AA.
Adresimi do të jetë me përkthim simultan në gjuhën angleze dhe arabe.
Ndiqeni drejtpërdrejt në linkun: @AACanli + http://YouTube.com/AnadoluAjansi