Dzihat Aliju
28 Qershor 2016•Përditësim: 29 Qershor 2016
SHKUP (AA) – Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, u shtrua iftar nga Unioni Turk i Organizatave të Shoqërisë Civile në Maqedoni (MATUSITEB) me bashkëpunimin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), raporton Anadolu Agency (AA).
Në iftarin e organizuar në Hotelin Bushi në kryeqytet, morën pjesë Këshilltari i Ambasadës Turke në Maqedoni dhe Zv/Shefi i Misionit Sinan Ertay, Koordinatori i TIKA-s në Shkup Teoman Tiryaki, përfaqësues të organizatave dhe institucioneve turke në vend, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, gazetarë dhe mësimdhënës.
Kryetari i MATUSITEB Tahsin Ibrahim, në një deklaratë për gazetarët, tha se në programin e iftarit që këtë vit e organizojnë për herë të tretë, janë takuar me miq në Maqedoni dhe falënderoi TIKA-n dhe Republikën e Turqisë për kontributin e dhënë.
Ndërkaq, koordinatori i TIKA-s, Tiryaki, theksoi se janë mbledhur në kuadër të iftarit që është shndërruar në traditë.
Duke theksuar se në këtë iftar janë takuar me përfaqësues të spikatur të organizatave të shoqërisë civile, liderë partiakë dhe biznesmenë, Tiryaki u shpreh se “Në këtë iftar, veçanërisht jemi mbledhur në një vend me bashkatdhetarë. Jemi të lumtur dhe shpresojmë që ky mjedis i mirë të vazhdojë edhe në vitet në vijim duke u zmadhuar edhe më shumë.”