Nazmi Abduramani
22 Mars 2016•Përditësim: 23 Mars 2016
SHKUP (AA) – Me rastin e 22 marsit – Ditës Botërore të Ujërave, Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me shoqërinë e zhytësve “Vrelo” nga Shkupi dhe me Ministrinë e Mjedisit Jetësor organizuan pastrimin e bregut të lumit Treska dhe liqenit “Matkë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aksionin për pastrimin e mbeturinave të forta nga sipërfaqja e gjelbër dhe publike në këto lokacione janë përfshirë përfaqësuesit e administratës së Qytetit të Shkupit, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor, Stevo Temelkovski, organizata joqeveritare dhe qytetarë.
Zhytësit e shoqatës “Vrelo” të ndihmuar nga kolegët e tyre nga Negotina dhe Ohri largonin mbeturinat nga liqeni “Matkë”.
Dita Botërore e Ujërave shënohet me qëllim që të theksohet rëndësia e ujit për jetën dhe për mbijetesën e botës së gjallë, por edhe të theksohet fakti se bota po lëviz drejt kohës kur nevoja për ujë do t’i tejkalojë rezervat. Vlerësimi e ekspertëve botërore është se 1.1 miliardë njerëz nuk kanë qasje deri te uji për pije, ndërsa 2.5 miliardë njerëz nuk kanë të siguruara mjete elementare sanitare.