Admir Fazlagikj
17 tetor 2016•Përditësim: 17 tetor 2016
SHKUP (AA) - Qindra punëtorë nga ndërmarrjet e falimentuara nga Kumanova, Shkupi, Kriva Pallanka, dhe qytete tjera të vendit, kanë bllokuar sot kryqëzimin para gjykatës Themelore Shkupi 1, në shenjë proteste për çështjen e tyre të pazgjidhur, raporton Anadolu Agency (AA).
Liliana Georgievska, nga Këshilli i Punëtorëve të falimentuar tha se masa e tubuar ka ardhur në mbështetje të saj pasi ajo në gjykatë duhet tu përgjigjet akuzave për “shkaktim të dëmit material” gjatë protestave të vitit 2014.
“Bllokojmë kryqëzimin për t'u parë, të dëgjohet zëri ynë. Ne jemi të harruar nga të gjithë. Nuk kërkojmë asgjë që nuk na takon, kërkojmë kompensim në vlerë prej 6.000 denarë që të mund të mbulojmë shpenzimet që i kemi ndaj shtetit”, tha ajo.
Georgievska shtoi se punëtorët edhe në të ardhmen do të organizojë tubime me qëllim të realizimit të kërkesave të tyre.