Nazmi Abduramani
12 Shtator 2016•Përditësim: 12 Shtator 2016
SHKUP (AA) – Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me rastin e festës së Kurban Bajramit përcolli urimet e tij për kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame resij ulema effendi Sulejman Rexhepi dhe për të gjithë qytetarët e besimit islam në Maqedoni, raporton Anadolu Agency (AA).
“Në këtë festë, besimtarët e besimit islam duke kryer sakrificën – kurbanin e kremtojnë afrimin e njeriut ndaj Zotit. Kjo ditë është kujtim i gatishmërisë së Ibrahimit që ta sakrifikojë të birin e tij si shenjë e bindjes ndaj Madhështisë së tij. Shënimin e Kurban Bajramit e kurorëzon edhe haxhillëku i cili simbolizon dashurinë ndaj fesë, bashkimin, solidarizimin dhe transparencën”, shprehet presidenti Iavov në mesazhin e urimit.
Më tej në urimin e tij të publikuar nga kabineti presidencial thuhet se “Muslimanët në botë e kremtojnë 'festën e sakrificës' si një ditë kur mirëqenia i jep dorën varfërisë, duke ndihmuar dhe shpërndarë me familjen, miqtë dhe të varfërit, duke theksuar të gjitha virtytet njerëzore."
Duke ua uruar festën të gjithë besimtarëve të besimit islam, Ivanov u dëshiroi mirëqenie dhe paqe në shtëpitë e tyre.