Turqia

Presidenti Erdoğan falënderon homologun e tij Thaçi

"Ky nuk është as i pari, nuk do të jetë as i fundit. Falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them 'Turp'. Largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm është një gabim historik."

Aylin Sırıklı,Muhammed Boztepe   | 01.04.2018
Presidenti Erdoğan falënderon homologun e tij Thaçi

Ankara

HATAY (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me operacionin e ndërmarrë së fundmi në Kosovë nga Shërbimi Inteligjent i Turqisë (MIT) kundrejt anëtarëve të strukturës së FETO-s në Ballkan tha se "Ky nuk është as i pari, nuk do të jetë as i fundit. Falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them 'Turp'. Sepse largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët na i dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik. Sepse ato e bënë detyrën e tyre", raporton Anadolu Agency (AA). 

Presidenti Erdoğan ka mbajtur një fjalim në kongresin e zakonshëm të Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi (AK Parti) në Hatay, ku është shprehur se "Është miku, vëllai ynë kushdo që shkollat e FETO-s ia dorëzon Fondacionit turk Maarif, kush mbyll strehët e tyre të së keqes me pamjen e institucioneve të shoqërisë civile dhe kush i largon agjentët e tij nën pamjen e biznesmenit".

Në lidhje me luftën kundër terrorizmit, Erdoğan tha se terroristët nuk do të kenë as mundësinë më të vogël që të sulmojnë forcat e sigurisë. "Do t'i ndjekim deri në strofullat ku ata do të fshihen. Ne do ta shpëtojmë me patjetër Turqinë dhe popullin turk nga ky i mallkuar terrorizëm. Do t'i hedhim në koshin e historisë së shkuar tashmë këto tufa vrasësish që cenojnë shtëpitë, pronat dhe fëmijët e vëllezërve tanë në rajon", tha presidenti i Turqisë. 

Duke bërë vlerësimin se lufta e Turqisë kundër terrorizmit tashmë ka marrë dimensione globale dhe se perëndimi është i shqetësuar nga kjo situatë Erdoğan shtoi se "Kur shikojmë në fushën e veprimtarisë së PKK-së dhe një nga këlyshët e këtij gjarpri PYD-së, shohim se kudo ka kontakte me shtresa që kanë mani ideologjike. Po kështu edhe FETO në të njëjtën mënyrë në të gjithë vendet ku operon ndodhet brenda, madje në front në çdo gjë që është kundër Turqisë". 

"Falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them 'Turp'. Sepse largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët na i dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik. Sepse ato e bënë detyrën e tyre. Si është e mundur që ti ke bërë një gjë të tillë kundër Turqisë e cila është vendi i dytë pas Amerikës që ka njohur Kosovën? Un e di se edhe populli i Kosovës nuk e pranon kurrë këtë hap që ka hedhur kryeministri i saj. Operacione të tilla do të pasojnë më pas, ne do t'i ndjekim anëtarët e bandës tradhtare FETO kudo që ata të largohen, do të na kenë pas", ka theksuar Erdoğan. 

Në lidhje me puçistët ushtarakë të cilët u arratisën me helikopter në Greqi pas tentativës për grusht shteti me 15 korrik Erdoğan ka bërë të ditur se "Këto kur i biseduam me Alexis Tsipras më premtoi se ‘do ta rregulloj unë këtë çështje‘, por kaluan muaj e vite akoma nuk ka rregulluar asgjë. Tani po kërkojnë rrugët që t'i mbrojnë këto". 

"Pak kohë më parë ne kapëm dy oficerë grekë që kryen shkelje të kufirit. Pas kësaj perëndimi u ngrit në këmbë duke na thënë 'Ju jeni shtet i madh na i jepni këto'. Por na vjen keq ne jemi shtet gjyqësori, për këtë vendos gjyqësori. Kjo temë erdhi në rendin e ditës edhe në takimin e mbajtur në Bullgari, ne e biseduam këtë dhe do të qëndrojmë me kokën lart dhe do të vazhdojmë udhën", tha Erdoğan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın