İlhan Toprak
02 Shkurt 2017•Përditësim: 02 Shkurt 2017
ANKARA (AA) - Në ditën e 163-të të ofensivës "Mburoja e Eufratit" kundër objektivave terroriste në veri të Sirisë, Forcat e Armatosura Turke kanë goditur 244 objektiva të organizatës terroriste DEASH dhe kanë neutralizuar 51 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit nga Shtatmadhoria e Turqisë, ende është duke vazhduar operacioni i nisur më 24 gusht të vitit 2016 në veri të Sirisë i cili synon mënjanimin e rrezikut të kanosur nga organizatat terroriste me në krye DEASH-in, rritjen e sigurisë kufitare dhe mbështetjen ndaj forcave të koalicionit.
Në ditën e 163-të të operacionit, janë goditur 244 objektiva të detektuara të organizatës terroriste DEASH. Përmes gjuajtjeve janë marrë nën ofensivë aktivitetet e grupeve terroriste në rajon.
Komanda e Forcave Ajrore ka shënjestruar 85 objektiva të DEASH-it në rajonet El Bab, Kabbasin, Bzagah dhe Tadif. Gjatë operacionit ajror janë asgjësuar 83 ndërtesa të përdorura si strehimore, dhjetë autobomba, një depo municionesh, dy pika të tubimit, një magazinë dhe dy artileri. Gjatë ofensivës ajrore dhe luftimeve janë neutralizuar 51 terroristë.
Nga ana tjetër, ekipet e detektimit dhe asgjësimit të mjeteve shpërthyese, të cilat ofrojnë mbështetje për opozitarët, kanë asgjësuar 41 bomba artizanale. Që nga dita e fillimit të operacionit deri më tani janë neutralizuar 3.591 mjete shpërthyese dhe 55 mina.