Ekip
01 Mars 2016•Përditësim: 02 Mars 2016
ANKARA (AA) - PYD-ja e cila në Siri është zgjerimi i organizatës terroriste PKK dhe e cila u formua me udhëzimet e Abdullah Öcalan (Abdullah Oxhallan) e pranon PKK-në si organi "i lartë ligjislativ". Organizata nuk drejtohet nga lideri i dukshëm Salih Müslim, por drejtohet nga drejtuesi i lartë i PKK-së, Fehman Hüseyin i cili njihet ndryshe edhe me emrin e koduar "Bahoz Erdal", raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtuesit e lartë të PKK-së, strukturës ombrellë e cila mbledh nën një çati strukturat në katër pjesët e të ashtuquajturit "Kurdistan" i ka vendosur emërimin "KCK". Sipas kësaj teksa PKK është krahu i KCK në Turqi, edhe PYD formon krahun e Sirisë. Ndërsa krahu i organizatës në Irak emërohet PÇDK, ndërsa në Iran emërohet PJAK.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë mësohet se udhëzimin për formimin e PYD-së i ka dhënë në vitin 2002 nëpërmjet avokatëve kreu i organizatës terroriste Abdullah Öcalan. Në kuadër të kësaj në kongresin e PKK-së të mbajtur me 4-10 prill 2002 u vendos që me organizatat e reja që do të krijoheshin në Iran, Irak dhe në Siri të kishin një përfaqësim në një gamë më të gjerë. PYD-ja e cila u krijua më 17 tetor 2003 mori trashëgiminë 20 vjeçare të PKK-së ku Öcalan qëndroi dhe zgjeroi bazën e organizatës nga 1979-ta e deri në 1998-të.
PYD strukturën e saj e përcaktoi në kongreset e mbajtura mes viteve 2003-2015. Këto kongrese u zhvilluan në kampet ilegale të drejtuara nga PKK-ja dhe nën drejtimin e organizatës.
Me vendimet e marra në kongrese kampi Şehit Ayhan që i përkiste PKK-së në malin Kandil në Irak u shndërrua në bazën kryesore të PYD-së. Anëtarët e PYD-së të cilët u trajnuan këtu më pas u dërguan në Siri. Aktualisht ky kamp nuk ndodhet më në përdorim. Baza aktive e PYD-së ndodhet në një zonë përreth fshatit Malikije të rajoni Azez në Halep të Sirisë. Fshati në fjalë u mor nën kontrollin e organizatës në dhjetor të 2015.