Barış Gündoğan
25 Korrik 2017•Përditësim: 26 Korrik 2017
ANKARA (AA) - Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, ka thënë se marrëdhëniet gjermano-turke datojnë nga një e kaluar e largët dhe se nuk është qasje e arsyeshme që tani këto marrëdhënie të shkëputen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kalın ka shkruar një artikull për gazetën "Daily Sabah" me titullin "Ku po shkojnë Turqia, Gjermania dhe Bashkimi Evropian?".
Në shkrimin e tij, Kalın ka rikujtuar se presidenti Recep Tayyip Erdoğan në muajin maj ka zhvilluar takime me liderët evropianë për hapjen e një faqeje të re në marrëdhëniet Turqi-BE dhe për tejkalimin e tensioneve që lindën para referendumit të 16 prillit.
Kalın ka shtruar pyetjen se si ndodhi ndryshimi në politikat gjermane kundrejt Turqisë, pas deklaratës së shefit të diplomacisë gjermane Sigmar Gabriel i cili i paralajmëroi këto ndryshime, në një kohë kur, siç thotë , gjithkush priste një mjedis më pozitiv dhe të ri.
Kalin thotë se në mesin e arsyeve për këtë ndryshim janë spikasin dy zhvillime aktuale.
"I pari është arrestimi i një shtetasi gjerman në Turqi për aktivitete të jashtëligjshme. Tjetri është pretedimi se autoritetet turke kanë hapur hetim ndaj disa kompanive gjermane për lidhje me FETO-n. Pas kësaj, qeveria gjermane pohoi se shtetasit dhe kompanitë gjermane në Turqi nuk janë të sigurtë. Megjithatë, që të dy pretendimet janë të pasaktë", është shprehur Kalın.
Kalın ka potencuar se shtetasit gjerman dhe ato të shteteve të tjera që vizitojnë ose bëjnë biznes në Turqi nuk rrezikohen aspak në këtë vend dhe se arrestimi i shtetasit gjerman është çështje ligjore dhe vendimin përfundimtar lidhur me të do ta japë gjykata.
Ai po ashtu ka shkruar se nuk ka asnjë listë të zezë për kompanitë gjermanë në Turqi.
"Sot në Turqi ka shtatë mijë kompani gjermane që bëjnë biznes dhe e kaluara afariste e disa prej këtyre në vendin tonë daton prej një shekulli. Pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik, nuk u mbyll dhe nuk u hap hetim ndaj asnjë kompanie të huaj. Kompanitë që mbyllën apo u konfiskuan të gjitha janë vetëm ato që i përkisnin FETO-s", ka thënë Kalın.
"Marrëdhëniet gjermano-turke datojnë nga një e kaluar e largët dhe nuk është qasje e arsyeshme që tani këto marrëdhënie të shkëputen", ka theksuar më tej Kalın, duke shtuar se qindrja mijëra turistë apo afaristë gjermanë vizitojnë Turqinë çdo vitë dhe nuk përballen me asnjë problem.
Ai ka rikujtuar se qeveria e Merkelit gjatë mandatit të saj është shprehur haptazi se është kundër anëtarësimit të Turqisë në BE, megjithatë, siç është shprehur, Turqia e ka vazhduar bashkëpunimin me Gjermaninë në nivele të ndryshme.
Ai po ashtu ka shkruar se Gjermania nuk i kishte dhënë të drejtën zyrtarëve turq të mbajnë takime me komunitetin turk para referendumit për ndryshime kushtetuese që u mbajt më 16 prill në Turqi, teksa nga ana tjetër ka lejuar programe të organizatës terroriste PKK.
Kalın po ashtu rikujtoi se shumë të dyshuar të organizatës terroriste FETO janë pranuar në Gjermani, edhe pse për ta në Turqi ekziston urdhër arresti.
"Në një kohë kur kemi nevojë për bashkëpunim global për zgjidhjen e problemeve globale si pabarazia, padrejtësia, terrorizmi, të huajësimi dhe pasiguria, ne jemi të detyruar t'i refuzojmë qasjet e këtilla", ka thënë Kalın, duke shtuar se mes Turqisë dhe Evropës është e mundur të ketë marrëdhënie që bazohen në besim, interes reciprok, barazi dhe respekt.
Ndryshe, tensionet midis Gjermanisë dhe Turqisë u përshkallëzuan pas arrestimit të gjashtë personave në Turqi, përfshirë një shtetas gjerman, me dyshimin për ofrim ndihme për një organizatë terroriste.