Ayşe Aktaş
10 shtator 2016•Përditësim: 11 shtator 2016
ANKARA (AA) - Zëvendëssekretari i Përgjithshëm dhe zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, ka theksuar se qëllimi i Turqisë në Siri është mbrojtja e integritetit territorial të vendit, shmangia e konflikteve etnike ose sektare si dhe të mbështesë kalimin në rendin politik legjitimor që përfshin të gjithë sirianët, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një artikull me temë "G20 dhe qëndrimi gjeopolitik" për gazetën "Daily Sabah", Kalın ka vënë në dukje se Samiti G20 i mbajtur për të 11-tën herë në qytetin Hangzhou të Kinës me një rend në lidhje me ekonominë globale dhe ndryshimet klimatike mblodhi së bashku liderët e ekonomive të mëdha të botës.
Duke vënë në dukje se samiti ka kryer funksionin e një vendi ku u diskutuan çështje emergjente gjeopolitike si lufta kundër terrorizmit, kriza e refugjatëve dhe lufta që vazhdon në Siri, Kalın ka theksuar se qëndrimi gjeopolitik është një prej veçorive themelore të këtyre takimeve.
"Pavarësisht se terrorizmi është një kërcënim global dhe se ka një dakordësi për të luftuar me forcë dhe vendosmëri kundër terrorizmit ka mosmarrëveshje në lidhje me çështjen se kush janë terroristët. Dështimi i komunitetit ndërkombëtar për të ndalur luftën në Siri dhe për të eliminuar kërcënimin e terrorizmit të DAESH-it është i lidhur shumë ngushtë me shfaqjen e forcës gjeopolitike. Dhe fatkeqësisht lufta në Siri do të vazhdojë të jetë shfaqja kryesore e kësaj", ka vlerësuar Kalın, duke theksuar se liderët e botës kanë treguar një interes të lartë për Operacionin "Mburoja e Eufratit".
Ndër të tjera pasi ka theksuar se Operacioni "Mburoja e Eufratit", i nisur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) më 24 gusht ka pastruar nga DAESH-i kufirin e Sirisë me Turqinë dhe ka mundësuar që mijëra sirianë që jetojnë mes qyteteve Azez-Jarabulus, Kalın u shpreh se operacioni gjithashtu ka qenë një burim morali dhe i një fitoreje për Ushtrinë e Lirë Siriane e cila ka pësuar shumë humbje në 2 vitet e fundit.
"Operacioni 'Mburoja e Eufratit' ka vërtetuar seriozitetin dhe vendosmërinë e Turqisë për të eliminuar DAESH-in me mbështetjen apo jo të aktorëve ndërkombëtarë. Krahas drejtimit ushtarak duhet të shënohet edhe suksesi politik dhe demokratik i operacionit. Përpjekjet për të zhvilluar marrëdhënie më të ngushta me Rusinë dhe Iranin kanë përgatitur bazën për mbështetjen ndaj veprimeve të fundit ushtarake të Turqisë në Siri. Duhet të theksohet se Turqia ka përdorur të drejtën për të mbrojtur veten përgjatë kufijve të saj. Gjithashtu Turqia për shmangien e konflikteve në terren po kryen operacionet ushtarake në mënyrë të koordinuar me palët", ka vënë në dukje Kalın duke tërhequr vëmendjen se edhe pse është shumë e rëndësishme fitorja është vetëm një pjesë e fjalëkryqit të Sirisë.
Zëdhënësi Kalın u shpreh më tej se situata e përkeqësuar në Halep është një burim serioz shqetësimi për të gjithë palët në Siria, ku dhe në bisedimet e kryera mes SHBA-së, Rusisë dhe Turqisë ka qenë në rendin e ditës edhe ndalimi i konflikteve përpara Kurban Bajramit, gjë e cila do të mundësojë që populli në Halep dhe përreth tij të marrë frymë lirisht. Gjithashtu Kalın ka bërë të ditur se kjo marrëveshje do të lehtësojë hyrjen e ndihmave humanitare nga Turqia për në veri të Damaskut dhe në jug të Halepit, dhe gjithashtu ndoshta do të mundësojë nisjen e negociatave politike mes regjimit dhe opozitarëve nën kujdesin e OKB-së.
"Arritja e një marrëveshjeje të kufizuar për ndalimin e armëve është tjetër gjë, qëllimi për përfundimin e luftës është krejtësisht tjetër gjë. Lufta e Sirisë e cila tashmë ndodhet në vitin e 5--të i ka lodhur të gjithë aq shumë saqë edhe armëpushimet lokale dhe të përkohshme festohen si fitore të mëdha. Të gjithë duhet të mbështesin të gjitha marrëveshjet që mund të shpëtojnë qoftë edhe jetën e një njeriu në Siri ku çdo ditë humbin jetën dhjetëra persona, por qëllimi përfundimtar duhet të jetë përfundimi i luftës. Kjo është rruga e vetme për të fshirë terrorizmin nga territori i Sirisë, për të marrë nën kontroll krizën e refugjatëve dhe për të ndihmuar popullin e Sirisë që të jetojë përsëri një jetë normale", u shpreh Kalın duke theksuar se vendet evropiane interesohen për çështjen e refugjatëve vetëm kur refugjatët ndodhen në kufijtë e Evropës.
"Nëse Evropa me të vërtetë shqetësohet për krizën e refugjatëve ajo duhet të marrë përgjegjësi më të mëdha dhe serioze për të mundësuar përfundimin e luftës në Siri. Ajo duhet të ndihmojë atje, në Irak dhe në rajonet e tjera për ngritjen e paqes dhe të rendit", ka theksuar në artikullin e tij Kalın.
Kalın ka përfunduar artikullin e tij duke theksuar se "Qëllimi i Turqisë në Siri është i qartë: të mbrojë integritetin territorial kombëtar, të shmangë konfliktet sektare ose etnike dhe të mbështesë kalimin në një rend politik legjitim që përfshin të gjithë sirianët. Kundër propagandës së PKK-së, Turqia nuk lufton me kurdët në Siri. Ajo vetëm mbroj veten dhe sirianët nga aktet terroriste të YPG-së që është krahu i PKK-së në Siri. Është një mizori e pastër ta ofrosh këtë si një luftë kundër kurdëve të Sirisë. Turqia nuk ka asnjë problem me kurdët e Sirisë, Irakut apo të Iranit. Problemi i Turqisë është me organizatat terroriste pavarësisht se nga vijnë ato.
Ashtu siç lufta kundër DAESH-it nuk është një luftë kundër muslimanëve, edhe lufta kundër organizatës terroriste dhe zgjatimeve të saj nuk është kundër kurdëve në Siri apo që ndodhen në ndonjë vend tjetër. Në këto ditë ku jemi përgatitur për Haxhin dhe festën e Kurban Bajramit të lutemi për popullin e Sirisë i cili është një nga popujt e panumërt që persekutohen në botë dhe që të arrijnë paqen dhe qetësinë si të gjithë njerëzit e tjerë normalë."