Özcan Yıldırım,Barış Gündoğan
17 Gusht 2017•Përditësim: 18 Gusht 2017
ANKARA (AA) - Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, në lidhje me deklaratat e kancelares gjermane Angela Merkel për Unionin Doganor është shprehur se "Sigurisht që këto deklarata janë deklarata për të ardhur keq. Janë deklarata që mendojmë, duam të mendojmë se janë bërë në atmosferën e zgjedhjeve në Gjermani", raporton Anadolu Agency (AA).
Ndër të tjera Kalın ka theksuar se nuk është e drejtë që një vend anëtar i BE-së të hyjë në një qëndrim urdhërues ndaj institucioneve të tjera të BE-së. "Marrëveshja e Unionit Doganor është një marrëveshje e kryer mbi parimin fito-fito. Këtu po flasim për një marrëdhënie që ka për bazë parimin edhe fitimin e Turqisë edhe të vendeve të Evropës. Kur kjo pengohet, shtyhet, anulohet nga kjo nuk dëmtohet vetëm Turqia, por edhe vendet e Evropës", ka shtuar ai.
Ndërsa në lidhje me referendumin qeverisë rajonale kurde të Irakut Kalın ka theksuar se "Thirrja jonë është që të heqin dorë nga ky vendim. Këto vendime merren në parlamentet e tyre, shtypen fletët, por më e rëndësishmja është të mendojnë me mendje të shëndoshë dhe të hedhin hapin e drejtë. Sigurisht që në çështje ka hapa që duhet të hedhë qeveria e Bagdadit, dhe hapa që duhet të hedhë edhe qeveria e Erbilit. Edhe në këtë çështje në konsultim me vendet e rajonit do të përpiqemi të bëjmë pjesën tonë."
Për pretendimin se Adil Öksüz një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Fetullah Gylenit ndodhet në Gjermani Kalın ka theksuar se "Kjo çështje në fillim të javës i është përcjellë autoriteteve gjermane nga ministria jonë e jashtme. Gjithashtu edhe ministri i jashtëm gjerman ditën e djeshme bëri një deklaratë ku u shpreh 'I kam ndjekur lajmet në Turqi, por nuk e di nëse është apo jo e vërtetë'. Pritshmëria jonë është që autoritetet gjermane të ndjekin seriozisht këtë çështje. Sepse ne e dimë që shërbimet tona inteligjente janë në kontakt të ngushtë me autoritetet gjermane dhe kryejnë rregullisht informimet e nevojshme. Sigurisht që kërkesa nga ana jonë është për autoritetet gjermane, është ekstradimi i tij në Turqi në momentin që ai përcaktohet nga autoritetet gjermane se ndodhet në Gjermani."