Ecenur Çolak
18 Gusht 2017•Përditësim: 18 Gusht 2017
ANKARA (AA) - Turqia ka dënuar sulmin terrorist të ndodhur në qytetin Barcelonë të Spanjës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Turqisë thuhet se "Ne dënojmë në mënyrën më të fortë sulmin terroris të ndodhur sot në Barcelonë".
Ndër të tjera në deklaratë shprehen ngushëllimet për familjarët që kanë humbur të afërmit e tyre si pasojë e "sulmeve mizore që kanë zbuluar edhe njëherë fytyrën brutale të terrorizmit dhe kanë vendosur në objektiv të gjithë njerëzimin", si dhe urohet gjithashtu shërim i shpejtë për personat e plagosur.
"Rikonfirmojmë edhe njëherë se jemi në solidarizim me mikun dhe aleatin tonë Spanjën kundër terrorizmit dhe se do të vazhdojmë të ofrojmë çdo mbështetje të nevojshme", thuhet më tej në deklaratë.