Nazmi Abduramani
16 Prill 2016•Përditësim: 17 Prill 2016
SHKUP (AA) – Në mesin e ngjarjeve historike që kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1818: Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ratifikoi marrëveshjen Rus-Bagot dhe me këtë u caktuan kufijtë me Kanadanë.
Në vitin 1889: Ka lindur komediani Charlie Chaplin.
Në vitin 1910: Për herë të parë është hapur, arena më e vjetër e mbyllur në akull që edhe sot përdoret. Është hapur në Boston dhe mban emrin Metjuz arena.
Në vitin 1917: Lenini kthehet në Rusi pas dëbimit dhjetë vjeçarë në Zvicër.
Në vitin 1947: Një anije franceze me një ngarkesë nitrati shpërtheu në Teksas, ku si pasajë u mbytën mbi 500 persona.
Në vitin 1972 : U nis për një mision në Hënë anija amerikane e hapësirës "Apollo 16". Ekuipazhi i saj bëri uljen e pestë në Hënë.
Në vitin 1988: Në Tunis është vrarë Khalil Wazir, i njohur si Abu Juhad, komandant ushtarak i Organizatës për Çlirimin e Palestinës.
Në vitin 2002: Qeveria Holandeze dhe kryeshefi i Shtatmadhorisë holandeze dhanë dorëheqje, pas raportit zyrtar holandez për Srebrenicën.
Në vitin 2012: Filloi gjykimi ndaj Anders Bering Brejvik në Oslo, Norvegji. Ai u dënua me 21 vjet burg për vrasjen e 69 personave në ishullin Utoja.