Amina Zorniç
06 Prill 2016•Përditësim: 07 Prill 2016
WASHINGTON (AA) – Kërkuesi më i madh i internetit Google logon e sotme ia kushtoi Lojërave të para moderne Verore të mbajtura në Athinë në vitin 1896, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendimi që Lojërat e para moderne Olimpike të mbahen në Athinë është marrë njëzëri në Këshillin Olimpik Ndërkombëtar të vitit 1894, meqë Greqia antike është “vendlindja” e Lojërave Olimpike.
Ndonëse kjo ishte gara e para e madhe në Greqi në atë kohë, e gjithë kjo kaloi me sukses. Lojërat e para moderne Olimpike tërhoqën sportistët e 14 vendeve prej të cilave me më shumë ishin delegacionet e sportistëve të Greqisë, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe.