Kurbani Geyik
22 Maj 2016•Përditësim: 22 Maj 2016
ANKARA (AA) - Në pallatin e sportit në Ankara ku mbahet Kongresi i 2-të i Jashtëzakonshëm i AK Partisë u lexua një mesazh të dërguar nga Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai u shpreh se ditën që është betuar si president mund të ketë ndërprerë lidhjet ligjore me AK Partinë, por nuk ka ndërprerë asnjëherë lidhjet shpirtërore dhe ka shtuar se asnjëherë nuk do të ndërpriten.
Në mesazhin e tij Erdoğan thekson: "I nderuar Këshill, i nderuar Kryetari i Përgjithshëm i AK Partisë, të dashur të ftuar pjesëmarrës në kongres, vëllezër dhe motra të cilët kemi luftuar dhe kemi arritur suksese në këtë rrugë që kemi ecur sëbashku gjatë gjithë jetës time politike dhe të dashur të rinj ju përshëndes me ndjenjat më të përzemërta."
"Unë besoj se do të eliminojmë praktikat e shtrembëra që ndikojnë negativisht në bashkëpunimin me stafin politik dhe presidentit të cilët në periudhën e ardhshme janë në kërkime të një kushtetute të re dhe të një sistemi të ri qeverisës. Uroj që të kalojë suksesshëm Kongresi i 2-të i Jashtëzakonshëm i AK Partisë të cilën e vlerësoj si një nga formësimet më të rëndësishme demokratike të historisë sonë politike të afërt. Që tani shpreh urimet e mia për kryetarin e ri që do të zgjidhet dhe shokëve që do të marrin përsipër përgjegjësitë e organeve drejtuese të partisë. Këtë kongres për AK Partinë fati i së cilës që prej krijimit të sajë identifikohet me fatin e vendit e vërej si një moment dorëzimi, dhe një rifreskim të forcës dhe motivacionit", shprehet Erdoğan në urimin e tij.
Erdoğan ka shprehur falenderimet e tij për Kryeministrin Ahmet Davutoğlu dhe për gjithë të ftuarit dhe delegatët e pranishëm në kongres.