Ekip
27 Qershor 2016•Përditësim: 28 Qershor 2016
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i ka dërguar një letër homologut të tij rus, Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın ka deklaruar se në letrën e tij Erdoğan ka theksuar se ndjen hidhërim për avionin e rrëzuar. "Ndaj dhimbjen edhe njëherë me familjen e pilotit rus i cili humbi jetën dhe i shpreh ngushëllimet e mija. Ju përcjell keqardhjen time", shprehet Erdoğan në letrën e tij.
Kalın në vijim ka pohuar se Erdoğan në letrën e dërguar Putin-it ka bërë thirrje për rivendosjen e marrëdhënieve miqësore mes Rusisë dhe Turqisë si dhe për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit për një zgjidhje të krizës në rajon.