Zuhal Demirci
27 Tetor 2018•Përditësim: 27 Tetor 2018
ANKARA (AA) – Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov zhvilluan një takim dypalësh dhe në mes të delegacioneve para Samitit katërpalësh për Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç mësohet nga burimet diplomatike, Çavuşoğlu dhe homologu i tij rus Lavrov kanë zhvilluar një takim dypalësh dhe në mes të delegacioneve para samitit katërpalësh për Sirinë.
Tema kryesore e Samitit katërpalësh për Sirinë i cili do të mbahet sot në Turqi do të jetë konsolidimi i armëpushimit në Idlib dhe gjetja e një zgjidhjeje politike për krizën në Siri.