Ekip
25 Shkurt 2016•Përditësim: 25 Shkurt 2016
ANKARA (AA) - Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i ftuar në panelin e editorëve të Anadolu Agency (AA) ka folur për zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon.
Shefi i diplomacisë turke gjatë fjalës së tij ka thënë se Grupi Ndërkombëtarë i Mbështetjes për Sirinë ka si synim kryesor ruajtjen dhe mbrojtjen e integritetit territorial të këtij vendi. “Si Grup Ndërkombëtar i Mbështetjes ndaj Sirisë nuk kemi për qellim copëtimin apo dhënien e territoreve të Sirisë dikujt tjetri, por ruajtjen e integritetit territorial të këtij vendi”- është shprehur ai.
Çavuşoğlu ka thënë gjithashtu se gjatë një telefonate homologu i tij amerikan, John Kerry ka cituar që YPG është e pabesueshme.
Duke vënë në dukje se SHBA-ja është në një mos përputhje në deklaratat e saj në lidhje me PYD, Çavuşoğlu tha: “Ndërkohë që lufton kundër një organizate terroriste të mbështetesh tek një tjetër është shumë e gabuar”. Ministri Çavuşoğlu në vazhdim është shprehur se “PYD në terren ka filluar ta shesë SHBA-në”.
Ndërkohë në lidhje me luftën kundër organizatës terroriste DAESH, Çavuşoğlu u shpreh: “Ne që në fillim kemi qenë në mbështetje të operacioneve ajrore kundër kësaj organizate terroriste. Ne kemi mbështetur çdo lloj strategjie në luftën kundër kësaj organizate, duke përfshirë edhe një operacion të mundshëm tokësor”.