Turqia, Ekonomi

Turqia eksportoi mjaltë në 55 shtete në vitin 2021

SHBA, Gjermania, Spanja, Bullgaria dhe Izraeli ishin destinacionet kryesore për eksportet e mjaltit të Turqisë në vitin 2021

Tuğba Yardımcı  | 26.01.2022 - Përdıtësım : 27.01.2022
Turqia eksportoi mjaltë në 55 shtete në vitin 2021

Trabzon

Turqia eksportoi 9.875 ton mjaltë me vlerë prej 30,5 milionë dollarë në 55 vende në vitin 2021, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve të Detit të Zi (DKIB), eksportet u rritën në krahasim me vitin e kaluar me 65 për qind në vëllim, si dhe 18 për qind në vlerë.

SHBA, Gjermania, Spanja, Bullgaria dhe Izraeli ishin destinacionet kryesore për eksportet e mjaltit të Turqisë në vitin 2021.

Saffet Kalyoncu, kryetar i DKIB-së, tha se kërkesa për produkte ushqimore, duke përfshirë përzierjet që përmbajnë mjaltë, u rrit për shkak të pandemisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın