Gökhan Ergöçün
12 Korrik 2021•Përditësim: 13 Korrik 2021
Instituti Turk i Statistikave bëri të ditur se shkalla e papunësisë në vend ishte 13,2 për qind në maj, duke rënë 0,6 pikë nga muaji i kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo gjithashtu paraqet një ulje prej 0,3 pikë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, thuhet në njoftimin e TurkStat.
Numri i të papunëve të moshës 15 vjeç e lart u ul për 265 mijë nga muaji në muaj, duke arritur në 4,24 milionë në maj.
Shkalla e punësimit ra për 0,4 pikë në 43,8 për qind, ose 27,84 milionë njerëz gjatë së njëjtës periudhë.
Shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore qëndroi në 50,5 për qind këtë maj, duke rënë 0,8 pikë nga prilli.
Rreth 32,08 milionë njerëz përbënin fuqinë punëtore, me një rënie prej 481 mijë persona në maj 2021 krahasuar me muajin e mëparshëm.