Aysu Biçer
11 Mars 2021•Përditësim: 11 Mars 2021
Prodhimi industrial i Turqisë u rrit me 2.3 për qind ndër vite nga tetori i kaluar deri në dhjetor, njoftoi Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Indeksi me rregullim kalendarik të prodhimit për një person të punësuar qëndroi në 130.7 në tremujorin e katërt të vitit 2020, duke u rritur nga 114.09 në tremujorin e tretë, sipas shifrave zyrtare.
Me 5.2 për qind, rritja më e lartë vjetore në periudhën tetor-dhjetor ishte në sektorin e energjisë elektrike, gazit, avullit dhe kondicionimit të ajrit.
Produktiviteti u rrit me 2.4 për qind në sektorin e prodhimit dhe 1.5 për qind në sektorin e minierave dhe guroreve.
Midis kategorive industriale, rritja më e lartë vjetore e produktivitetit ishte në mallrat e konsumit të qëndrueshëm me 3.9 për qind ndërsa rënia më e madhe ishte 0.5 për qind në mallrat kapitale.