Aysu Biçer
19 Nëntor 2021•Përditësim: 23 Nëntor 2021
Numri i bizneseve të sapo hapura në Turqi është rritur për 6.6 për qind në nivel vjetor në 10 muajt e parë të këtij viti, njoftoi sot Unioni i Odave dhe Bursave të Mallrave të Turqisë (TOBB), transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga janari deri në tetor të këtij viti janë regjistruar 89.729 kompani, krahasuar me 84.172 në të njëjtën periudhë të vitit 2020. Gjatë kësaj periudhe kanë ndërprerë veprimtarinë 10.872 kompani, një rënie prej 3.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në tetor, 9.336 kompani filluan të operojnë në Turqi, 9 për qind më pak në nivel vjetor. Muajin e kaluar u shuan 1.499 kompani, me 18.9 për qind më shumë se një vit më parë.
Gjithsej 1.259 kompani të reja me partnerë të huaj ose financime të huaja u hapën në tetor, nga të cilat 683 bëjnë biznes me partnerë turq, 127 me iranianë dhe 32 me partnerë biznesi irakianë.