Tuba Şahin
02 dhjetor 2020•Përditësim: 02 dhjetor 2020
Prodhimi i çelikut të papërpunuar në Turqi këtë tetor është rritur për 19.4 për qind krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Prodhimi arriti në 3.2 milionë ton në muaj, bëri të ditur Shoqata e Prodhuesve të Çelikut Turk (TCUD).
"Shifrat rritën pritjet optimiste për muajt e fundit të vitit", thuhet më tej.
Vëllimi i eksportit të produkteve të çelikut të vendit ra me 1.6 për qind në 1.5 milionë ton gjatë periudhës së njëjtë.
Të ardhurat e Turqisë nga eksportet e çelikut kanë rënë në 791 milionë dollarë në tetor.
Por, importet e çelikut u rritën me 2.2 për qind në 963 mijë ton ndërsa për sa i përket vlerës, ato ranë me 3.1 për qind në 628 milionë dollarë.
Duke cituar të dhëna të Shoqatës Botërore të Çelikut (Worldsteel), grupi tha se prodhimi global i çelikut të papërpunuar këtë tetor u rrit me 7 për qind nga viti në vit në 161.9 milionë ton.
Shifrat janar-tetor
Rreth 29.1 milionë ton çelik të papërpunuar u prodhuan në Turqi këtë janar-tetor, një rritje vjetore prej 4.2 për qind.
Eksportet e çelikut të vendit ranë me 10.5 për qind në 13.3 milionë ton ndërsa importet u rritën me 8.2 për qind 0në 10.4 milionë ton në të njëjtën periudhë.