Ekonomi

Turqi, eksporti i makinerive shënon rritje gjatë janarit

Eksporti i sektorit të makinerisë ka shënuar një rritje me 12 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tha Asociacioni i Eksportuesve nga Turqia (MAIB)

Gökhan Ergöçün  | 12.02.2019 - Përdıtësım : 12.02.2019
Turqi, eksporti i makinerive shënon rritje gjatë janarit

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Totali i eksporteve të Turqisë në industrinë e makinerisë, gjatë janarit të këtij viti është mbi 1.3 miliard dollarë, bëri të ditur asociacioni turk i eksporteve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Eksporti i sektorit të makinerisë ka shënuar një rritje me 12 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tha Asociacioni i Eksportuesve nga Turqia (MAIB) në një komunikatë. 

Gjermania, SHBA-të, Britania e Madhe, Italia dhe Franca, ishin destinacionet kryesore të makinerisë turke. 

Kreu i MAIB-it, Kutlu Karavelioğlu, tha se shifrat e janarit i japin një mbështetje të fortë objektivit që në vitin 2019, eksporti i makinerisë të arrijë vlerën prej 20 miliardë dollarë. 

"Industria turke e makinerisë është një sektor i pranuar në tregjet e vendeve të zhvilluara që kanë strukturat e teknologjisë së lartë", tha ai, për të shtuar se qëllimi i tyre është rritja e diversitetit të tregut të makinave turke. 

MAIB bën të ditur se eksportet e saj në vitin 2018 ishin 17.1 miliardë dollarë. 

Enti Shtetëror për Statistika thotë se totali i eksporteve të Turqisë në vitin 2018 ka qenë 168.02 miliardë dollarë. 



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.