Ekonomi

Turqi-EBA, marrëveshje për shkëmbimin e monedhës

Banka Qendrore e Republikës së Turqisë (CBRT) dhe Banka Qendrore e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) nënshkruan një marrëveshje dypalëshe për shkëmbimin e monedhës

Belgin Yakışan Mutlu  | 19.01.2022 - Përdıtësım : 19.01.2022
Turqi-EBA, marrëveshje për shkëmbimin e monedhës

Stamboll

Banka Qendrore e Republikës së Turqisë (CBRT) dhe Banka Qendrore e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) nënshkruan një marrëveshje dypalëshe për shkëmbimin e monedhës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë (CBRT) thuhet se madhësia nominale e marrëveshjes së shkëmbimit arriti në 18 miliardë dirhemë të EBA-së dhe 64 miliardë lira për njëra-tjetrën.

Marrëveshja, e cila synon forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit financiar mes dy vendeve nëpërmjet zhvillimit të tregtisë reciproke, do të jetë e vlefshme për 3 vjet.

Marrëveshja e nënshkruar nga guvernatori i Bankës Qendrore të EBA-së, Khaled Mohamed Balama dhe guvernatori i CBRT, prof. dr. Şahap Kavcıoğlu mund të zgjatet me marrëveshje të përbashkët.

Kreu i CBRT-së, Kavcıoğlu tha se marrëveshja demonstron vendosmërinë e bankave qendrore të dy vendeve për të thelluar tregtinë e ndërsjellë në monedhat vendase me qëllim zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe financiare midis vendeve të tyre.

Kreu i Bankës Qendrore të EBA-së, Balama tha se: "Kjo marrëveshje është një tregues i vullnetit të të dy vendeve për të rritur bashkëpunimin dypalësh në çështjet financiare, veçanërisht në fushën e tregtisë dhe investimeve midis dy vendeve".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.