Atila Altuntaş
15 Mars 2017•Përditësim: 16 Mars 2017
STOCKHOLM (AA) – Qeveria e Suedisë nga viti i ardhshëm vendos taksa shtesë, konkretisht taksa aeroporti për kompanitë ajrore edhe deri në 43 euro për një pasagjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Stabilitetit Financiar të Suedisë, Per Bolund, njoftoi sot se Qeveria ka hartuar një draft të vendosjes së taksave shtesë të aeroportit të cilat nga viti i ardhshëm do të zbatohen në shuma varësisht prej tre kritereve.