Ekonomi

SHBA vendos dy kompani kineze në listën e zezë

Korporata Kombëtare e Naftës Kineze (CNOOC) u shtua në listën ekonomike të SHBA-së dhe Skyrizon u shtua në listën e përdoruesve të fundit ushtarakë.

Övünç Kutlu  | 15.01.2021 - Përdıtësım : 15.01.2021
SHBA vendos dy kompani kineze në listën e zezë

Ankara

SHBA ka shtuar dy kompani kineze në listën e saj të zezë, duke pretenduar se ato kërcënojnë sigurinë kombëtare, bëri të enjten në një njoftim Departamenti i Tregtisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Korporata Kombëtare e Naftës Kineze (CNOOC) u shtua në listën ekonomike të SHBA-së dhe Skyrizon u shtua në listën e përdoruesve të fundit ushtarakë.

"Të dy kompanitë kërcënojnë sigurinë kombëtare të SHBA-së, CNOOC duke ndihmuar Kinën të frikësojë fqinjët në Detin e Kinës Jugore dhe Skyrizon për aftësinë e saj për të zhvilluar, prodhuar ose mirëmbajtur pajisje ushtarake, të tilla si motorët e avionëve ushtarakë", thuhet në njoftim.

Sekretari i Tregtisë, Wilbur Ross tha se veprimet e Pekinit për të fituar pronë intelektuale dhe teknologji për përpjekjet e tij të militarizimit janë kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe sigurinë e bashkësisë ndërkombëtare.

Prona intelektuale dhe transferimi i teknologjisë kanë qenë çështje të rëndësishme, por të pazgjidhura midis Washingtonit dhe Pekinit që janë përfshirë në një konflikt tregtar gjatë administratës së presidentit Donald Trump.

Para se të largohet nga zyra më 20 janar, Trump ka intensifikuar presionin ndaj kompanive kineze, përfshirë aplikacionet TikTok dhe WeChat dhe është përpjekur të heq nga lista disa që tregtonin në Bursën e New Yorkut.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.