Ekonomi

SHBA korrigjon për dy dollarë më lartë çmimin vjetor të naftës

EIA thotë se marka amerikane e naftës së papërpunuar West Texas Intermediate (WTI) do të ketë një mesatare me 57 dollarë për fuçi, ose 3 dollarë më shumë nga parashikimi paraprak

Övünç Kutlu  | 10.04.2019 - Përdıtësım : 10.04.2019
SHBA korrigjon për dy dollarë më lartë çmimin vjetor të naftës

Ankara

Administrata Amerikane e Informacionit mbi Energjinë (EIA) ka bërë një korrigjim të parashikimit për çmimin e naftës së papërpunuar gjatë vitit 2019, duke e çuar në dy dollarë më lartë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në buletinin e saj të publikuar për parashikimet energjetike (STEO) për muajin prill, EIA thotë se nafta e papërpunuar Brent do të ketë një çmim më të lartë me dy dollarë, më saktësisht 65 dollarë për një fuçi.

Parashikimi paraprak kishte caktuar një çmim me 63 dollarë për fuçi.

EIA thotë se marka amerikane e naftës së papërpunuar West Texas Intermediate (WTI) do të ketë një mesatare me 57 dollarë për fuçi, ose 3 dollarë më shumë nga parashikimi paraprak.

Për vitin 2020, Administrata mbajti çmimet e pandryshuara, më saktësisht 62 dollarë për një fuçi Brent dhe 58 dollarë për WTI-në.

"Ndërprerjet në rritje të furnizimit me naftë si dhe reduktime vullnetare nga OPEC-u, janë faktorët për korrigjimin e çmimeve në tregun e naftës së papërpunuar", tha EIA në raportin e saj STEO, në të cilën merret si shembull Venezuela, e cila nga shkaku i mungesës së energjisë elektrike është detyruar të reduktojë prodhimin e naftës.

- Rritje e prodhimit amerikan të naftës së papërpunuar

EIA ka korrigjuar edhe parashikimin për nivelin e prodhimit amerikan të naftës, duke thënë se SHBA-të do të rrisin prodhimin në vitet 2019 dhe 2020 me 0.1 milion fuçi në ditë.

Shifrat e reja flasin se SHBA-të do të prodhojnë 12.4 milionë fuçi në ditë (mfd) gjatë vitit 2019 dhe 13.1 mfd gjatë vitit 2020.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın