Politikë, Ekonomi

SHBA-ja vendos tarifë shtesë prej 25 për qind ndaj Indisë

“Është e nevojshme dhe e përshtatshme të vendoset një tarifë shtesë ‘ad valorem’ mbi importet e artikujve të Indisë, e cila importon drejtpërdrejt ose tërthorazi naftë të Federatës Ruse”, thuhet në urdhrin ekzekutiv

Diyar Güldoğan  | 06.08.2025 - Përdıtësım : 07.08.2025
SHBA-ja vendos tarifë shtesë prej 25 për qind ndaj Indisë

Washington DC

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi sot një urdhër ekzekutiv që vendos tarifë shtesë prej 25 për qind ndaj Indisë në përgjigje të vazhdimit të blerjes së naftës ruse, tha Shtëpia e Bardhë, transmeton Anadolu.

“Për ta trajtuar emergjencën kombëtare të përshkruar në Urdhrin Ekzekutiv 14066, unë përcaktoj se është e nevojshme dhe e përshtatshme të vendoset një tarifë shtesë ‘ad valorem’ mbi importet e artikujve të Indisë, e cila importon drejtpërdrejt ose tërthorazi naftë të Federatës Ruse”, thuhet në tekstin e urdhrit.

Të martën, Trump tha se SHBA-ja do ta “marrë këtë vendim” në lidhje me sanksionet ndaj vendeve që blejnë naftë ruse pas bisedimeve midis të dërguarit special të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe zyrtarëve rusë në Moskë.

Trump akuzon New Delhin se po përfiton nga rishitja e naftës ruse.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın