Övünç Kutlu
06 Prill 2017•Përditësim: 06 Prill 2017
ANKARA (AA) - Përkundër pritjeve, rezervat e naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë shënuar një rritje javën e kaluar, flasin të dhënat e publikuara të mërkurën nga Administrata për Informacion Energjetik (AIE), të cilat menjëherë kanë frenuar rritjen e çmimit të naftës në treg, raporton Anadolu Agency (AA).
“Rezervat e naftës së papërpunuar u shtuan për 1.6 milionë fuçi, duke arritur në 535.5 milionë fuçi në fund të muajit mars, përfundimisht me 31 marsin”, thotë AIE.