Ekonomi

Rritet çmimi i naftës pasi OPEC shtyn uljen e prodhimit

Kreu i organizatës thotë se është herët të konsiderohet ulja e mëtejshme prodhimit të naftës

Övünç Kutlu   | 08.10.2019
Rritet çmimi i naftës pasi OPEC shtyn uljen e prodhimit

Ankara

Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën sot në mëngjes pasi Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) ka shtyrë uljen e mëtejshme të prodhimit deri në furnizimin më të ulët këtë vit, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Nafta e papërpunuar Brent u tregtua me 58.84 dollarë për fuçi, me një rritje prej 0,68 për qind, pas mbylljes së tregut të hënën me 58.44 dollarë për fuçi.

Marka amerikane West Texas Intermediate ishte 53.20 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë me një rritje prej 0.48 për qind pas mbylljes së fundit me 52.94 për qind për fuçi.

Për OPEC+, është "shumë herët për momentin" të konsiderojë shkurtime të mëtejshme para takimit të saj të dhjetorit për të stabilizuar tregun botëror të naftës, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i OPEC-ut, Mohammed Barkindo, për agjencinë ruse të lajmeve TASS të hënën.

OPEC-u dhe aleatët e saj OPEC+, e cila përfshinë Rusinë, në korrik u dakorduan të vazhdojnë frenimin e prodhimit të tyre total me 1.2 milion fuçi në ditë deri në fund të marsit 2020.

Organizata solli vendim më 7 dhjetor të vitit 2018 për të ulur prodhimin total me 1.2 milion fuçi në ditë për të balancuar tregun e naftës dhe të ruaj çmimin e naftës së papërpunuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın