Tuba Onğun
13 Janar 2022•Përditësim: 13 Janar 2022
Prodhimi industrial i rregulluar me kalendar të Turqisë u rrit për 11,4% nga viti në vit në nëntor 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të dhënat e Institutit të Statistikave të Turqisë (TurkStat) treguan se të gjithë nën-indekset shënuan rritje gjatë muajit, ndërsa performancën më të mirë e kishte sektori i prodhimit.
Indeksi i prodhimit u rrit për 12,5 për qind në bazë vjetore në nëntor, ndërsa indeksi i minierave dhe guroreve u rrit për 7,5 për qind.
Indeksi i furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar u rrit për 4 për qind.
Një grup prej 10 ekspertësh të anketuar nga AA parashikuan një rritje vjetore prej 8,38 për qind të të dhënave të prodhimit industrial të nëntorit.
- Shifrat mujore
Prodhimi industrial i Turqisë u rrit për 3,3 për qind nga muaji në muaj në nëntor.
Nën-indeksi i sektorit të prodhimit u rrit për 3,8 për qind, ndërsa indeksi i furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar u rrit për 0,4 për qind.
Nga ana tjetër, indeksi i minierave dhe guroreve ka shënuar rënie në muajin nëntor, përkatësisht 1,6 për qind krahasuar me muajin tetor.