Sibel Morrow
01 shkurt 2023•Përditësim: 02 shkurt 2023
Organizata e Shteteve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët, të njohur bashkërisht si OPEC+, ranë dakord që t’i përmbahen politikës aktuale të prodhimit, transmeton Anadolu.
Vendimi erdhi në takimin e 47-të të Komitetit të Përbashkët Ministror të Monitorimit (JMMC) nëpërmjet videokonferencës.
Ministrat e vendeve prodhuese të naftës vendosën të vazhdojnë uljen e prodhimit të naftës me 2 milionë fuçi në ditë deri në fund të vitit 2023.
Takimi i ardhshëm ministror i grupit është caktuar për 3 prill.
OPEC+ më parë uli prodhimin ditor të naftës së papërpunuar me rreth 10 milionë fuçi në prill 2020 për shkak të rënies së kërkesës për shkak të pandemisë COVID-19.
Ndërsa ekonomitë globale dhe kërkesa për naftë filluan të rimëkëmbeshin, grupi filloi gradualisht të rrisë prodhimin nga prilli 2021.
Megjithatë, OPEC+ filloi të reduktojë prodhimin që nga tetori me synimin e “stabilizimit të tregjeve globale të naftës”.