Ekonomi

Në Stamboll fillon emocioni TEKNOFEST

Me ceremoninë e hapjes që u zhvillua këtë vit, Festivali i Hapësirës dhe Teknologjisë TEKNOFEST ka hapur në Stamboll dyert për herë të katërt për vizitorët

Sevgi Ceren Gökkoyun  | 21.09.2021 - Përdıtësım : 22.09.2021
Në Stamboll fillon emocioni TEKNOFEST

Ankara

Ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, tha se "TEKNOFEST vazhdon rrugën e tij me hapa të vendosur nga aktorët e deri tek pjesëmarrësit e tij, nga garat e deri në shfaqjet dhe ngjarjet duke thyer rekordet e viteve të mëparshme", raporton Anadolu Agency (AA).

Me ceremoninë e hapjes që u zhvillua këtë vit, Festivali i Hapësirës dhe Teknologjisë TEKNOFEST ka hapur në Stamboll dyert për herë të katërt për vizitorët.

Në një fjalim në ceremoninë e hapjes, ministri Varank njoftoi se interesi në rritje çdo vit për TEKNOFEST tregon se festivali është një shembull i gjallë për vizionin e ardhshëm të Turqisë.

"Konkurrentët e TEKNOFEST, vizitorët, të rinjtë që e ndjekin nga larg pasi nuk mund të vijnë, janë heronjtë e vërtetë që do të ndërtojnë të ardhmen e Turqisë", tha Varank.

Ministri Varank falënderoi "Fondacionin T3" dhe të gjitha institucionet dhe organizatat e tjera pjesëmarrëse të cilat "mbajnë të ndezur zjarrin e teknologjisë në zemrën e të rinjve".

"Shikojmë që mendjet e shndritura nga të katër anët e vendit presin formimin e kushteve. Është e qartë se të rinjtë tanë kanë kapacitet për të sfiduar botën nëse sigurohen mjediset dhe nëse i jepen mundësitë e nevojshme. Nëse interesi për TEKNOFEST është kaq i lartë, ne i detyrohemi këtij vizioni, kësaj vale të thellë me një vullnet të fortë. Ne nën udhëheqjen e presidentit tonë kemi mobilizuar të gjitha mundësitë tona për ta bërë të mundur ndërtimin e një ekosistemi inovativ dhe sipërmarrës që funksionon në mënyrë të shëndetshme", deklaroi Varank.

Lidhur me zhvillimet në infrastrukturën teknologjike të Turqisë dhe pjesëmarrjen e gjerë, Varank tha se, "Farërat që kemi mbjellë me kohë tashmë janë bërë fidanë dhe kanë filluar të çelin lule. Në konkursin teknologjik TEKNOFEST marrin pjesë ekipe nga çdo moshë, përfshirë nga shkolla fillore, arsimi i mesëm i ulët, arsimi i mesëm i lartë, shkollat e mesme, universiteti dhe madje edhe nga të diplomuarit".

"E gjithë bota ndjek me admirim dronët tanë"

Më tej, ministri Varank tha se kanë punuar që Turqia të përfshihet në vendet të transportojnë teknologji dhe jo që ndjek ecurinë e teknologjisë.

"Turqia duhet të jetë bazë prodhimi jo treg i teknologjive kritike, duhet të vazhdojë rrugën e saj me teknologji vendase dhe kombëtare. Qytetarët tanë janë dëshmues të gjallë për procesin e vendit tonë në prodhimin e dronëve. E gjithë bota na ndjek me admirim pikën ku kemi arritur në këtë fushë në 10 vite. Nga dronët që nuk na i shitën as me para, ne sot jemi një prej vendeve të rralla në botë në fushën e dronëve", u shpreh Varank.

Ai theksoi se me TEKNOFEST e kanë kthyer shtatorin në "muajin e teknologjisë".

"TEKNOFEST-in nuk do ta mbajmë vetëm brenda vendit tonë. Shpresojmë që në TEKNOFEST-in e ardhshëm Azerbajxhani do të jetë një shtyllë dhe ne TEKNOFEST-in do ta bëjmë një markë ndërkombëtare. Këtë do ta realizojmë me të rinjtë tanë të vlefshëm, me organizatat e shoqërisë civile dhe me çdo pjesëmarrës", deklaroi Varank.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın