Ekonomi

"Ndërhyrja e SHBA-së në OPEC, e padëshirueshme"

Ministri iranian i Naftës kritikoi ndërhyrjen e Trumpit në OPEC

Övünç Kutlu  | 07.12.2018 - Përdıtësım : 07.12.2018
"Ndërhyrja e SHBA-së në OPEC, e padëshirueshme"

Ankara

ANKARA (AA) - Ndërhyrja e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, në çështjet e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) nuk është e mirëpritur brenda kartelit, tha ministri iranian i Naftës të në Vjenë, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve Shana, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Kjo është hera e parë që presidenti i SHBA-së udhëzon OPEC-un se si të bëhen gjërat dhe kjo është e re. Unë mendoj se kjo nuk është një reagim i mirë brenda OPEC-ut", ka thënë ministri iranian, Bijan Zangeneh.

"Ata duhet të dinë se OPEC nuk është pjesë e Departamentit Amerikan të Energjisë. OPEC është ende një organizatë e pavarur dhe punon për të maksimizuar përfitimet e anëtarëve të saj", ka theksuar ai.

"Ne duam ta ruajmë OPEC-un, sepse kjo është organizata e vetme ku bota e tretë ka një efekt të vogël në ekonominë botërore", ka shtuar Zangeneh.

Para mbledhjes së 175-të të konferencës së OPEC-ut që filloi të enjten në Vjenë, Trump u përpoq të ndërhynte në punët e kartelit me një numër deklaratash në median sociale.

"Shpresojmë që Arabia Saudite dhe OPEC nuk do të shkurtojnë prodhimin e naftës. Çmimet e naftës duhet të jenë shumë më të ulëta në bazë të furnizimit", shkroi Trump në Twitter më 12 nëntor.

Më 7 nëntor, Trump, i cili dëshiron çmime të ulëta të naftës për konsumatorët amerikanë, tha në një konferencë për media se çmimet nafëts së papërpunuar kanë rënë ndjeshëm në muajin e kaluar.

"Kjo për shkak timin, sepse kemi një monopol të quajtur OPEC dhe unë nuk e pëlqej atë monopol", ishte shprehur Trump.

Administrata e Trumpit ka rivendosur sanksione ndaj Iranit më 5 nëntor, por boshllëku i furnizimit nga eksportet e naftës së papërpunuar të Iranit mund të shkaktojë rritjen e çmimeve. Për të shmangur këtë, Washingtoni vendosi të lirojë nga sanksionet tetë vende që importojnë naftë nga Irani.

Gjatë takimit të enjten, Teherani u kërkoi anëtarëve të tjerë të OPEC-ut që vendi të jetë i përjashtuar nga çdo marrëveshje që përfshin shkurtime të naftës për shkak të sanksioneve amerikane.

"Do të jetë e panatyrshme që Irani të mos përjashtohet nga ndonjë vendim i OPEC-ut. Sepse bëhet fjalë për një situatë të veçantë me të cilën përballet Irani", ka thënë Zangeneh.

Ministri iranian gjithashtu është takuar me homologun e tij të Katarit, ministrin e Energjisë Saad al-Kaabi, lidhur me vendimin e Katarit për t'u larguar nga OPEC-u më 1 janar.

"Irani nuk është i kënaqur me largimin e Katarit nga OPEC-u dhe nuk e njeh arsyen prapa këtij vendimi", ka shtuar ai.

Katari, kryesues i gazit të lëngshëm natyror (LNG) në botë për 12 vjet rresht, tha të hënën se dëshiron të përqendrohet më shumë në investimet dhe prodhimin e gazit.

Të dy liderët diskutuan rënien e aksioneve të OPEC-ut në tregun global të naftës, përfshirjen e rritur të vendeve të tjera në vendimet e kartelit dhe bashkëpunimin midis Teheranit dhe Dohës në fushën e përbashkët të gazit South Pars në Gjirin Persik, raportoi Shana.

OPEC u bashkua me disa nga vendet e tjera të mëdha të prodhimit të naftës në botë të kryesuara nga Rusia dhe ra dakord në nëntor të vitit 2016 për të ulur prodhimin e tyre total me 1,8 milion fuçi në ditë me qëllim të rritjes së çmimeve të naftës.

Takimi i kartelit përfundoi në mënyrë jo të plotë të enjten. Përfaqësuesit e OPEC-ut do të takohen të premten me Rusinë dhe prodhuesit e tjerë jo-anëtarë të OPEC-ut për të diskutuar më tej shkurtimet që secili anëtar individual është i gatshëm t'i bëjë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın