Ekonomi

Nafta e papërpunuar shënon ulje të prodhimit global

Anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe disa vende aleate joanëtare, gjatë takimit të OPEC-ut në Vjenë që u mbajt në dhjetor, vendosën të reduktojnë prodhimin ditor të naftës

Gülşen Çağatay  | 13.02.2019 - Përdıtësım : 14.02.2019
Nafta e papërpunuar shënon ulje të prodhimit global

Ankara

ANKARA (AA) – Prodhimi global i naftës së papërpunuar, në janar ka shënuar rënie me 1.4 milion fuçi në ditë (mf/d), ose më saktë në 100.6 mf/d, gjë të cilën e dikton marrëveshja e shteteve eksportuese të naftës, OPEC, e dakorduar në dhjetor të vitit të kaluar në Vjenë, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencisë Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), në raportin e saj të publikuar të mërkurën për tregun e naftës, thotë se prodhimi i naftës së papërpunuar nga vendet e OPEC-ut, në janar ka qenë më i ulët për 930.000 fuçi në ditë (f/d), duke çuar totalin e prodhimit në 30.83 milionë fuçi në ditë, që është niveli më i ulët në katër vitet e fundit. 

Për sa i përket rritjes së kërkesës në vitin 2019, IEA thotë se ajo mbetet e pandryshuar, ose 1.4 mf/d. 

"Kjo mbështetet në çmimet më të ulëta, dhe fillimi i projekteve petrokimike në Kinë dhe në SHBA. Rritja ekonomike e ngadaltë, do të kufizojë çdo rritje eventuale të kërkesës për naftë", paralajmëroi agjencia.

Anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe disa vende aleate joanëtare, gjatë takimit të OPEC-ut në Vjenë që u mbajt në dhjetor, vendosën të reduktojnë prodhimin ditor të naftës për të balancuar tregun global të naftës.

Vendimi për të reduktuar prodhimin ditor të naftës filloi të zbatohet në janar, dhe do të zbatohet në gjashtë muajt vijues. 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın