Ekonomi

Jemen, ekonomia e vendit ka humbur 88 miliardë dollarë në 5 vitet e fundit

"Ekonomia e vendit ka humbur rreth 88 miliardë dollarë në 5 vitet e fundit", tha ministri Ouj duke shtuar se 3.6 milionë refugjatë në Jemen janë një barrë shtesë për shtetin

Hacer Başer  | 22.10.2020 - Përdıtësım : 22.10.2020
Jemen, ekonomia e vendit ka humbur 88 miliardë dollarë në 5 vitet e fundit

Sanaa

Ministri i Planifikimit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Jemenit, Najib Ouj ka deklaruar se ekonomia e vendit ka humbur rreth 88 miliardë dollarë në 5 vitet e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia zyrtare e lajmeve të Jemenit, SABA, njoftoi se ministri Ouj ka zhvilluar një bisedë nëpërmjet video-konferencës me drejtorin për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut të Bankës Botërore, Ferid Belhaj.

Ouj tërhoqi vëmendjen se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i vendit për shkak të luftës, në 5 vitet e fundit është zvogëluar për rreth 50 për qind, duke shtuar se rijali i Jemenit ka humbur 180 për qind të vlerës.

"Ekonomia e vendit ka humbur rreth 88 miliardë dollarë në 5 vitet e fundit", u shpreh Ouj duke shtuar se 3.6 milionë refugjatë në Jemen janë një barrë shtesë për shtetin.

Jemeni rreth 6 vite i përfshirë nga lufta

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015, kur një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite filloi një fushatë shkatërrimtare ajrore që synonte të kthente territoret e pushtuara nga rebelët.

Dhjetëra mijëra jemenas, përfshirë civilë, besohet të jenë vrarë gjatë konfliktit, i cili ka shkaktuar krizën më të keqe humanitare në botë, pasi miliona njerëz mbeten në rrezik nga uria.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın