Ekip
25 Nëntor 2020•Përditësim: 25 Nëntor 2020
Irani dhe Katari nënshkruan një memorandum mirëkuptimi (MoU) për të rritur bashkëpunimin ekonomik në një larmi fushash, transmeton Anadolu Agency (AA).
Memorandumi MoU u nënshkrua në fund të takimit të shtatë të Komisionit të Përbashkët Ekonomik Iran-Katar, që u mbajt në qytetin iranian Isfahan.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Irani dhe Katari ranë dakord të formojnë një grup të përbashkët pune të tregtisë dhe qendra tregtare midis sektorëve privat të të dy vendeve.
Memorandumi MoU përcakton emërimin e konsulentëve tregtar në ambasadat e tyre në Doha dhe Teheran, si dhe për të përfituar nga portet e tyre për të rritur eksportet dhe importet midis tyre.
Marrëveshja po ashtu përfshiu fusha të ndryshme të bashkëpunimit, përfshirë energjinë, ujin, gazin, komunikimin dhe teknologjinë e informacionit.